Shkurt.ch
Natë me trazira në Cyrih
Ka protestuar organizata e ekstremit të majtë “Links Autonome”. Kërkesa e tyre ka qenë “Reclaime the street” (na e ktheni rrugën)
Në orët e vona të natës së mbrëmshme në dy qarqe të qytetit të Cyrihut kanë shpërthyer trazira të rënda që për pasojë kanë pasur zjarrvënie dhe shkatërrime të pronës private e publike.
Trazirat klanë ndodhur pasi që policia nuk e ka dhënë lejen për protesta që e kanë kërkuar më parë organizatorët. Bëhet fjalë për organizatën e ekstremit të majtë “Links Autonome”. Kërkesa e tyre e proklamuar edhe nëpër video të shfaqura në rrjete sociale ka qenë “Reclaime the street” (na e ktheni rrugën).
Policia e qytetit bën të ditur se rreth 200 protestues, shumica të maskuar, u kanë vënë zjarrin automjeteve dhe kontainerëve si dhe kanë thyer vitrinat prej xhami të lokaleve, raporton srf.ch. Për pasojë janë shkaktuar dëme prej qindra mijë frangash.
Policia ka angazhuar forca të mëdha për të shpërndarë protestuesit. Ajo ka vepruar kundër protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës, me plumba gome dhe me vrushkuj uji. Për pasojë kanë pësuar lëndime shtatë policë ndërsa katë protestues janë arrestuar. Në njërën nga makinat e policisë është hedhur një objekt i zjarrtë por polici i ndodhur aty ka shpëtuar pa pasoja.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












