Lajme
Diaspora e Kosovës e rëndësishme për Zvicrën
Ambasadorja Marty Lang, tha se diaspora kosovare ka pas një ndikim të madh në suksesin ekonomik të shtetit të Zvicrës. Ajo i ofroi mbështetje të plotë ministrit Murati
Ambasadorja e Zvicrës e akredituar në Kosovë, Krystyna Marty Lang i premtoi mbështetje të plotë ministrit të Diasporës, Valon Murati në bashkëpunimin e diasporës kosovare me shtetin helvetik. Ajo tha se për Zvicrën diaspora kosovare ka rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomike, por edhe në sferat tjera.
Ambasadorja Marty Lang dhe drejtori i Zyrës së bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë, Markus Baechler qëndruan në Ministrinë e Diasporës, pas ndërrimit të ministrave në këtë dikaster.
Gjatë takimit u diskutuan shumë fusha të bashkëpunimit mes Ministrisë së Diasporës dhe Konfederatës së Zvicrës, marrë parasysh që diaspora shqiptare përbën mbi 2 për qind të popullatës së Zvicrës, dhe është komuniteti më i madh në këtë shtet.
Sipas ambasadores zvicerane, diaspora kosovare ka pas një ndikim të madh në suksesin ekonomik të shtetit të Zvicrës, duke marrë shembuj të afaristëve dhe personave të suksesshëm që jetojnë në Zvicër, pjesëtarë të diasporës kosovare.
Ambasadorja nuk la pa përmendur edhe kontributin që futbollistët kosovarë kanë dhënë për kombëtaren zvicerane, gjatë botërorit në Brazil.
“Ministria e Diasporës është Ministri shumë e rëndësishme për neve, dhe ne zotohemi të jemi partner i juaji në të gjitha nismat dhe projektet që kanë për qëllim lidhjen më të mirë mes diasporës në Zvicër dhe vendit të tyre të origjinës, që do të ndihmojë në avancimin edhe më të madh të pozitës së Kosovës në fushat e ndryshme, duke filluar nga ajo ekonomike”, tha ambasadorja zvicerane.
Nga ana tjetër, Ministri i Diasporës, Valon Murati, theksoi se diaspora ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin dhe rindërtimin ekonomik të Kosovës në së paku 40 vitet e kaluara, andaj ka shprehur angazhim maksimal në bashkëpunimin e Ministrisë me autoritetet zvicerane në mënyrë që Kosova të mos jetë vetëm marrëse pasive e remitancave, por të jetë edhe pranuese e eksperiencës së diasporës tanë në aspekte të ndryshme.
“Dera do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim. Ne të gjitha aspektet e diasporës tanë i marrim shumë seriozisht, dhe kemi dëshirë që të ngrisim bashkëpunimin në një nivel akoma më të lartë”, tha Murati.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












