Kosova
KQZ mban konferencën e parë për medie
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencë e parë për medie ka bërë të ditur se disa vendvotime nuk janë hapur me kohë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se materiali është ndarë në kohë. Ai ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“KQZ-ja njofton se sipas planifikimeve është ndarë materiali në kohë dhe të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në kohë përveç disa rasteve të vogla në disa qendra të cilat janë vonuar për pakë minuta. KQZ-ja fton të gjithë votuesit të shfrytëzojnë votën për të drejtat e tyre”, u shpreh Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se brenda pak orëve KQZ-ja do të ketë rezultatet preliminare për të gjitha subjektet politike, por që nuk saktësuar orë.
“KQZ-ja ka kryer të gjitha përgatitjet ka arritur t’i përmbush të gjitha detyrat e tij kushtetuese. Shpresojmë që e gjithë dita do të jetë kështu pa probleme. Brenda një kohë të shkurt do të kemi rezultatet preliminare për subjektet politike”.
“Kushtetuta e Kosovës parasheh përbërjen e 11 anëtarëve, andaj KQZ-ja ka 10 anëtarë është e mjaftueshme për të marrë vendime siç kërkohet, përbëre janë plotë do të lehtësonte punën e KQZ-së”, tha Elezi.
KQZ-ja do të mbajë edhe katër konferenca për medie gjatë ditës. në ora 11:30 ku do të njoftojë për pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor.
Në orën 15:30 lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. në orën 19:30 KQZ-ja mban konferencën e katërt të ditës për medie, ku do të njoftojë për mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në votime.
Kurse konferenca e fundit nuk dihet se kur do të mbahet, për të prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton EO, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












