Shkurt.ch
Bëhen me pagesë rrugët gjermane
Vozitja nëpër autostradat gjermane nga 2016-a nuk do të jetë më falas.
Tarifa vjetore për shoferët e veturave të huaja do të kushtojë rreth 130 euro, ndërsa për veturat ekologjike do të llogaritet me zbritje.
Shoferët do të jenë në gjendje të paguajnë tarifa për dy muaj, duke përdorur autostradat për 22 €, ose 10 euro për dhjetë ditë.
Dëshmia e pagesës do të duhet të jetë e ngjitur në xhamin e përparëm të veturës dhe kamerat do të regjistrojnë vinjetat dhe regjistrimin e automjetit.
Propozimprojekti për pagesat në autostradat është miratuar të mërkurën nga Qeveria gjermane dhe do të shqyrtohet nga Parlamenti.
Aplikimin e pagesës së autostradave do ta përjetojnë vetëm shoferët e veturave të huaja, sepse gjermanëve për pagesën në autostrada për automjetet e tyre do t‘u hiqet në tatimin mbi pronë.
Komisioni Evropian ka rezerva për aplikimin e pagesave në autostrada dhe beson se po bëhet diskriminim ndërmjet shoferëve gjermanë dhe të huaj.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











