Lajme
Ikje masive edhe nga Shqipëria
Në Shqipëri është raportuar për ikje masive të qytetarëve të shumtë nga fshatrat e Vlorës,të Fierit, Elbasanit e Gramshit, të cilët ia kanë mësyrë Gjermanisë për të kërkuar azil.
Mediat në Tiranë raportojnë se qytetarët në fjalë kanë siguruar bileta udhëtimi për në Gjermani, duke u mashtruar se do të marrin leje qëndrimi pasi të mbërrijnë në njërin prej kampeve gjermane.
Pjesa më e madhe e atyre që në portin e Vlorës donin të udhëtonin drejt Italisë, e më pas Gjermanisë me autobusë, janë nga fshatrat e komunës Novoselë, raporton Top-Channel.
Në këtë komunë, por edhe në shumë fshatra të Fierit, Elbasanit, Vlorës e më gjerë është përhapur fjala e mundësisë së lehtë të emigrimit në Gjermani, duke shfrytëzuar faktin e heqjes së vizave.
Fenomeni, që duket se shërben vetëm për të rritur fitimet e atyre që bëjnë transportin, është përhapur në jug të vendit dhe rruga e kalimit nuk është vetëm porti i Vlorës, por edhe pika të tjera.
Ata synojnë të marrin statusin e azilit në Gjermani, një mision i pamundur ky për shkak të rregullave strikte të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, policia shqiptare është në dijeni të fenomenit dhe jo vetëm në portin e Vlorës, por në të gjitha pikat kufitare të gjithë udhëtarët po kontrollohen një për një nga ana e forcave të rendit.
Nga 14 autobusë në portin e Vlorës, 5 kanë destinacion Gjermaninë dhe udhëtarët po intervistohen, duke verifikuar edhe destinacionin dhe ftesën e bërë, me synim zbulimin e rrjetit që po i mashtron këta persona.
Një ditë më parë në portin e Durrësit nga 859 udhëtarë, policia i refuzoi 50 persona që të vijonin udhëtimin.
Pas lajmit se qindra qytetarë po tentojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të fituar azilin ekonomik.
„Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta”, thuhet në deklaratë.
Raste të ngjashme janë verifikuar edhe në Maqedoni, ku autobusët me emigrantë të nisur për në Gjermani e Belgjikë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet e atjeshme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












