Kosova
Ahmeti e udhëheq Prishtinën, por bashkë me AAK i ka fituar vetëm 7000 mijë vota
Rënia drastike e Shpend Ahmetit
Prishtinën duket se e ka fituar Vetëvendosja me rreth 5 mijë vota më shumë se LDK’ja, e cila është e dyta. Derisa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me AAK’në dhe partinë e vet në koalicion kanë fituar vetëm 7617 vota duke u renditur në vendin e katërt.
Në kryeqytetin e Kosovës janë numëruar 98,79% të votave në 244 vendvotime. Gjithsej kanë votuar 103 mijë e 665 persona, raporton Gazeta Express.
Vetëvendosje është duke fituar në Prishtinë kundrejt LDK’së, derisa PDK‘ja ka dalë e treta, ndërsa koalicioni AAK-PSD i kryetarit të Prishtinës, ka përfunduar i katërti, raporton Gazeta Express.
Vetëvendosje prin e para me 37229 vota. Ndërsa LDK’ja e ndjek VV’në me rreth 5 mijë vota më pak apo gjithsej 32497. Derisa PDK’ja si e treta ka 15456 vota.
Ndërsa koalicioni AAK-PSD, pjesë e të cilit është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka fituar vetëm 7617 vota.
Ahmeti në garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës, në nëntor të 2017’ës, akoma nën siglën e Vetëvendosjes, kishte fituar mbi 40 mijë vota duke e mposhtur me 300 vota më shumë Arban Abrashin e LDK’së.
E në përqindje i bie se VV’ja ka fituar me 37,15% të votave. Ndërsa, LDK’ja ka fituar 32,42%, derisa PDK’ja ka 15,42%. Kurse partia e kryetarit të Prishtinës së bashku me AAK’në kanë fituar vetëm 7.60% të votave percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














