Futboll
Kosova, në mesin e dhjetë përfaqësueseve më atraktive
Sipas kësaj faqeje, ka një arsye të fortë për ta shikuar Kosovën në ndeshjen kundër Malit të Zi
Përfaqësuesja e Kosovës është përzgjedhur në mesin e dhjetë ekipeve më atraktive për ta shikuar gjatë ndeshjeve eliminatore për “Euro 2020” që luhen këtë muaj, ka raportuar të hënën sajti “Bleacher Report”.
Sipas kësaj faqeje, ka një arsye të fortë për ta shikuar Kosovën në ndeshjen kundër Malit të Zi, pasi ekipi i Bernard Challandesit është në rrugë të mbarë për ta shkruar historinë.
Dueli ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi zhvillohet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej orës 20:45 dhe i takon Grupit A eliminator, përcjell Albinfo.ch.
“Vetëm një kundërshtar i kalibrit të Anglisë arriti t’i japë fund serisë prej 15 ndeshjeve pa humbje, pasi Kosova muajin e shkuar u mposht 5:3. Milot Rashica e Bersant Celina janë mesfushorët kreativë që e përkrahin sulmuesin Vedat Muriqi”, ka shkruar “Bleacher Report”. “Nëse në tri ndeshjet e ardhshme merr rezultate të mira, duke nisur nga Mali i Zi, atëherë Kosova është në rrugë të mbarë për ta siguruar kualifikimin për evropianin e vitit të ardhshëm. Nëse do të arrihet një gjë e tillë, atëherë do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm”.
Krahas Kosovës që renditet e nënta në këtë listë, përfaqësuese atraktive janë përzgjedhur edhe Algjeria, Venezuela, Senegali, Brazili, Anglia, Meksika, Italia, Gjermania dhe Holanda.
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















