Shkurt.ch
Azilkërkuesit kanë edhe potencial ekonomik
Shumë azilkërkues të rinj shumë shpejt mund të jenë të mirëpritur në Evropën e vjetëruar si fuqi punëtore e nevojshme, thotë një specialist migrimi.
Viti 2014 solli shumë refugjatë në Evropë dhe gjithashtu në Zvicër. Shumë azilkërkues të rinj shumë shpejt mund të jenë të mirëpritur në Evropën e vjetëruar si fuqi punëtore e nevojshme, thotë një specialist migrimi.
Profesori Jochen Oltmer, historian dhe njëherësh ekspert i migracionit në Universitetin e Osnabrück, tha në një intervistë për SRF se presioni mbi migrimin në Evropë në të vërtetë nuk është aq i madh sa bëhet zhurmë në media.
Ky presion është i ekzagjeruar edhe nga politikanët në disa vende të Evropës.
„Mediat tregojnë fotografitë e njerëzve që kalojnë rrethojat që janë të mbingarkuara anijet në deti, apo raste kur njerëzit humbin jetën gjatë udhëtimit nëpër Mesdhe. Ne shohim shumë fotografi të këtilla. Por migrimi i përditshëm – kur miliona njerëz lëvizin brenda Evropës – është shumë më pak spektakular dhe luan një rol shumë më të vogël në media“, thotë Oltmer.
“Në shumë vende evropiane migracioni megjithatë tani shihet si diçka pozitiv për zhvillimin e ekonomisë dhe të tregut të punës. Ky trend do të rritet në vitet e ardhshme. Gjithashtu, gjithnjë e më shumë do të mendohet nëse një tjetër politikë e migracionit në Evropë do të jetë e mundur”, thekson eksperti i emigracionit.
Për profesorin duket të jetë ksenofobik qëndrimi i krahut të djathtë ekstremist se potenciali ekonomik është i pafavorshëm i refugjatëve.
“Por kur unë shoh gjendje aktuale në Gjermani, kam parasysh se diskutimi është rritur rreth këtij potenciali lidhur me emigrantët, kryesisht të rinj dhe refugjatët”.
“Gjermania ka treguar një gatishmëri për reforma. Pra, sistemet e azilit janë reformuar dhe ka tendenca të hapjes. Gjermania tashmë në sfond e ka të qartë idenë se edhe ata refugjatë kanë potencial ekonomik”.
“Ne tani duhet të marrim parasysh se si është e mundur të shfrytëzohet potenciali i tillë. Në sfondin e një shoqërie në plakje në Evropë ky diskutim është aktual jo vetëm në Gjermani”, potencon Oltmer.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














