Kosova
AAK e pranon rezultatin, nuk dëshiron rinumërim të votave
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se AAK nuk dëshiron rinumërim të votave dhe përmbysje të rezultateve
Pavarësisht se gjatë ditës së sotme LDK e ish-partnerët e tij të PAN-it kanë kërkuar një gjë të tillë, Haradinaj konsideron se është e padrejtë që të dëmtohet një ditë, si ajo e 6 tetorit. Para mediave, ai sot është zotuar se partia e tij është rritur me 35 për qind. “AAK në këtë rast koalicioni ynë e pranon rezultatin zgjedhor, ashtu siç është i njoftuar nga KQZ, nuk kërkojmë rinumërim, pra nuk e kontestojmë rezultatin zgjedhor, nëse në ndonjë rast të caktuar një deputet ka vërejtje, e gëzon lirinë me kërkuar, por ne nuk kërkojmë rinumërim, as përmbysje të rezultatit, sepse mendojmë që është e padrejtë të dëmtohet një ditë kaq e mirë zgjedhore, një sukses kaq i madh i demokracisë sonë. Ne e respektojmë, qytetari nuk na e ka dhënë të drejtën për formimin e Qeverisë, ua ka dhënë partive të tjera, dhe ne i urojmë partitë për suksesin e arritur. Ne vazhdojmë t’iu mbetemi besnikë temave, të cilat i kemi listuar, aty ku një qeveri e ardhshme angazhohet në këto tema, e përkrahim, por nuk do të bëjmë kompromis për këto tema”, tha Haradinaj.
Krahas kësaj, Haradinaj tha se në bazë të rezultateve të KQZ-së, AAK-së i takojnë 14 ose 15 deputetë. Haradinaj pati dy fjalë edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli e para sipas rezultateve preliminare.
“Ju e dini, edhe nuk dua të prish vendimin e sovranit. Sovrani ka vendosur kujt i jep besim, ne e respektojmë atë. Ju e dini mendimin tim për liderin e LVV-së. Për fat të keq, mendoj se nuk është ajo që është premtuar, ekziston mundësia reale e një mashtrimi edhe një zhgënjimi prej qytetarëve, pikërisht me fituesin. Por kjo i mbetet së ardhmes, shpresoj që unë jam gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, nuk kemi pasur as për Thaçin, as për të tjerët. Por kemi pozicion për temat, nëse një qeveri e ardhshme angazhohet për këto tema, ne e përkrahim pa marrë parasysh se kush i prin, por nëse i shkel këto tema, ne jemi opozitë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














