Jeta në Zvicër
Kreu i Kishës, apel politikës që të respektojë të drejtat e njeriut
Me këtë letër-apel të tij, kreu i klerikëve katolikë të Zvicrës, duke iu referuar “debatit aktual politik” i është drejtuar në radhë të parë partisë SVP/UDC
Deputetët e të dyja dhomave të Parlamentit të Zvicrës duhet të kujdesen për ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e obligojnë Zvicrën pasi që ajo i ka lidhur ato. Këtë lutje e ka bërë Markus Büchel, kryetar i Konferencës së Ipeshkve të Zvicrës përmes një letre të cilën ua ka drejtuar parlamentarëve në nivel nacional.
Në këtë letër, Büchel ka theksuar se marrëveshjet në mes të shteteve dhe ato me institucionet ndërkombëtare kanë një rëndësi parësore pasi që ato mundësojnë bashkëpunimin në fusha dhe nivele të ndryshme.
Me këtë letër-apel të tij, kreu i klerikëve katolikë të Zvicrës, duke iu referuar “debatit aktual politik” i është drejtuar në radhë të parë partisë SVP/UDC. Më saktësisht, shqetësimi i tij vjen nga iniciativa më e re e kësaj partie për të vendosur në çdo rast epërsinë e ligjit vendor në raport me atë ndërkombëtar, ka sqaruar për mediet e vendit një zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Zvicrës.
Pranimi eventual i kësaj iniciative do të çonte në anulimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (EMRK).
Duke e bërë këtë apel, i pari i Kishës Katolike të Zvicrës ka përkujtuar fjalët e Papa Françeskut me rastin e vizitës së tij të paradokohshme në selinë e institucioneve evropiane në Strassburg. Me atë rast Papa i Romës, e kishte quajtur Gjykatën Evropiane të të Drejtave të njeriut e kishte quajtur “ndërgjegje të Evropës”.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë












