Lajme
Mësimi plotësues në diasporë, prioritet për ministrin Murati
Rol të rëndësishëm në implementimin dhe avancimin e mësimit plotësues pothuajse tash 30 vjet kanë pasur asociacionet arsimore, si Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptar
Mbështetja dhe promovimi i mëtejshëm i mësimit plotësues është me rëndësi të veçantë për Ministrinë e Diasporës.
Këto premtime i ka bërë ministri i Diasporës, Valon Murati, në një takim me Nexhat Malokun, kryetar i LAPSH-së (Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë) në Zvicër.
Një njoftim të MeD-it thuhet se.Maloku e ka njoftuar ministrin Murati për punën e Lidhjes, e cila tashmë po hyn në dekadën e tretë të veprimtarisë së saj. Po ashtu, Maloku foli edhe për mbështetjen e shtetit të Zvicrës lidhur me procesin e mësimit plotësues, sakrificat dhe pengesat që po shkaktohen në këtë proces.
Ministri Murati e falënderoi Malokun për vizitën dhe për tërë punën që LAPSH-i ka bërë gjatë kësaj kohe.
Ai e njoftoi për vullnetin dhe seriozitetin e tij dhe të Ministrisë në përkushtimin për ta avancuar çështjen e arsimit plotësues në diasporë.
Procedimi me urgjencë i projektprogramit të përbashkët për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe mërgatë është një ndër prioritetet e punës së Ministrisë që në fillim.
Ministri Murati theksoi se po bëhet punë intensive edhe në koordinimin e dikastereve të tjera qeveritare që kanë të bëjnë me këtë projekt.
Ai premtoi bashkëpunim të ngushtë për tejkalimin e të gjitha sfidave dhe problemeve që ka diaspora jonë, kur bëhet fjalë për mësimin plotësues.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













