Jeta në Zvicër
Sommaruga: Askund në botë qytetari nuk ka fuqi si në Zvicër
Fakti se krahas Qeverisë Federale dhe Parlamentit edhe qytetarët ushtrojnë ndikimin dhe përgjegjësinë e tyre, krijon afërsi dhe identitet, për të cilat ka nevojë Zvicra
Duke iu drejtuar kombit në fjalimin e saj të fillimit të vitit, presidentja e re e Zvicrës, Simonetta Sommaruga ka lavdëruar sistemin politik të Zvicrës dhe demokracinë e drejtpërdrejtë si vlerë që e bën Zvicrën të veçantë. Rrënjët lokale dhe lidhjet globale janë për Sommarugën diçka që e pasuron Zvicrën.
“Askund tjetër qytetarët nuk kanë kaq shumë fuqi dhe përgjegjësi sikur në vendin tonë. Demokracia jonë është e guximshme, ajo na beson ne të gjithëve shumëçka, na jep të drejta dhe përgjegjësi. Por ka edhe njerëz të tillë që thonë se demokracia jonë e drejtpërdrejtë nuk është në hap me kohën. Në botën tonë të rrjetëzuar, sipas tyre, populli nuk e ka të mundur që të sjellë vendime komplekse. Por unë nuk e ndaj këtë mendim në asnjë mënyrë”, është shprehur Sommaruga. Dhe këtë e ka arsyetuar duke thënë se sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë përputhet në mënyrë të shkëlqyer me kohën e sotme.
Fakti se krahas Qeverisë Federale dhe Parlamentit edhe qytetarët ushtrojnë ndikimin dhe përgjegjësinë e tyre, krijon afërsi dhe identitet. Ndërsa Zvicra ka nevojë për këto dy vlera më shumë se kurrë, në një botë të globalizuar.
Fjalimin e saj presidentja e posazgjedhur e Zvicrës e ka mbajtur në tregun e pemëve dhe perimeve që është i vendosur në afërsi të Pallatit Federal.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë












