Kosova
Mediumi gjerman: Kosova e suksesshme, shumë afër Kampionatit Evropian
Kosova është shumë e suksesshme në futboll, ka raportuar transmetuesi publik i Gjermanisë, ARD në emisionin sportiv “Sportschau”.
Në qendër të vëmendjes së emisionit ishte Milot Rashica, futbollist që luanë në Gjermani të Werder Bremen, ku edhe atje po shkëlqen me lojën e tij.
“Ai dhe shokët e tij, kanë një ëndërr: të marrin pjesë me Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian në vitin 2020. Shanset nuk janë të këqija dhe ndeshja në shtëpi ndaj Malit të Zi të hënën (ora 20:45) është vendimtare”, raporton ARD.
Trajneri i Milot Rashicës, Florian Kohfeldt, ka thënë se sulmuesi 23-vjeçar shqiptar dhe Kosova mund të bëhet hero i Kosvës.
“Milot ka ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij përpara vetes, ka të bëjë me ekipin kombëtar, ku mund të bëhen heronj në atdheun e tyre”, tha ai
Milot Rashica në këtë vit kalendarik ka shënuar 15 gola gjithsej, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













