Lajme
Vitin tjetër, hekurudha Shkup -Tiranë
Ministri i Transportit, Mile Janakievski tha se projekti i ndërtimit të hekurudhës Shkup-Tiranë në gjatësi prej 63 km, pritet të përfundojë kah fundi i vitit 2016
Qeveria e Maqedonisë ka vënë në prioritet zhvillimin infrastrukturor të vendit për vitin 2015, duke i dhënë përparësi ndërtimit të autostradave si dhe linjës hekurudhore Tiran-Shkup. Madje projekti i hekurudhës që lidhë Maqedoninë me Shqipërinë është planifikuar të përfundojë më 2016.
Ministri i Transportit në Qeverinë e Maqedonisë, Mile Janakievski tha se gjatë tremujorit të parë të këtij viti do të shpallet konkurs për koncesionimin e autostradës Gostivar-Kërçovë, si dhe do të përgatitet ndërtimi i linjës hekurudhore drejtë Shqipërisë.
“Sa i përket ndërtimit të hekurudhës drejtë Shqipërisë në gjatësi prej 63 km, është nënshkruar kontratë në muajin tetor të vitit të kaluar për projektimin e kësaj linje. Investimi kap shifrën prej 7.7 milionë euro dhe pritet që projekti të përfundojë kah fundi i vitit 2016”, tha ai.
Gjatë vitit 2014, siç ka potencuar Janakievski, është përgatitur gjysma e trasesë ku duhet ndërtuar autostrada e re Shkup-Shtip dhe çereku i trasesë për autostradën Kërçovë-Ohër. Traseja drejtë Ohrit, sipas tij, është bërë gati në gjatësi prej rreth 14 km nga gjithsej 57 km, ndërsa ajo drejt Shtipit është depërtuar për 23.5 km nga gjithsej 47 km.
“Për ndërtimin e këtyre dy akseve janë parashikuar 580 milionë euro ose ndaras, 374 milionë euro për autostradën drejtë Ohrit, ndërsa për autostradën drejtë Shtipit 206 milionë euro”, deklaroi ministri Janakievski.
Ai po ashtu rikonfirmoi qëndrimin e Shkupit, për subvencionimin e kompanisë ajrore me buxhet të ulët, Vizer për vendosjen e pesë linjave të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit.
“U ofruan linja të reja nga Shkupi drejtë pesë qendrave evropiane dhe plus ofruan fluturim të drejtpërdrejtë nga Ohri për në Bazel. Në ditën e nënshkrimit të kontratës do t’u informojmë për të gjitha detajet. Pres diku ka 15 janari të nënshkruhet kontrata”, ka deklaruar ai gjatë këtij vikendi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













