Shkurt.ch
125 mijë vende pune të lira në Zvicër
Në Zvicër ka pothuajse më shumë vende të lira se sa të papunë
Më së shumti janë të kërkuar personel ndihmës mjekësor dhe ekspertë të profileve të ndryshme.
124.753 vende pune fugurojnë të lira në Zvicër, 10 mijë më shumë se një vit më parë. “Schweiz am Sonntag” raporton në bazë të radarit të punës së realizuar nga kompania X28 AG në Thalwil pothuajse të gjithë vendet e punës që janë regjistruar janë postuar online në internet.
Nëse krahasohet me 136.552 të papunë, të cilët janë të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit në fund të nëntorit, atëherë i bie se numri i vendeve të lira të punës në realitet është edhe më i madh. Sipas Universitetit të Cyrihut, kompanitë çdo vend të gjashtë të lirë pune nuk e postojnë në faqen e tyre.
Mungesa më e theksuar e punëtorëve është në sektorin e shëndetësisë. Janë 3.820 vende pune që janë postuar online. Një vit më parë ishin 2907 profesionistë të kujdesit mjekësor.
Gjithashtu një vit më parë ishin 23.406 ekspertë të zanateve të ndryshme, ndërsa tani aktualisht janë 26.521 vende të lira pune.
Më pak vende të lira pune janë shpalluar në sektorin financiar. Aktualisht janë 926 vende të tilla në banka. Një vit më parë ishin 1260. “Credit Suisse” ka shkurtuar 1500 vende pune vitin e kaluar, në UBS më shumë se 200. Shkurtimet e personelit nëpër banka ka të ngjarë të vazhdojnë edhe këtë vit.
Sido që të jetë, shumë kompani zvicerane janë duke planifikuar për të zgjeruar ofertën e tyre të punësimit. Një studim i “Schweiz am Sonntag” tregon se në mesin e punëdhënësve më të mëdhenj janë kompanitë industriale, si: Swatch, Roche, ABB dhe Nestle, të cilat janë duke planifikuar për të zgjeruar numrin e të punësuarve.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












