Lajme
Gripi i Derrit rishfaqet në Kosovë
Edhe pse mjekët infektologë thotë se nuk ka shenja për panik, megjithatë ky grip ka dhënë shenja të rishfaqjes në Kosovë. Një person raportohet se ka vdekur nga ky virus
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë të hospitalizuar në Klinike Universitare në Prishtinë, të sulmuar nga gripi AH1N1, i njohur si Gripi i Derrit. Edhe pse mjekët e infektologjisë thotë se nuk ka shenja për panik, megjithatë ky grip ka dhënë shenja të rishfaqjes në Kosovë.
Shefi i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se pacienti që ka vdekur dy ditë më parë, ka lapsu edhe komplikime të tjera shëndetësore dhe nuk është vërtetuar se ka vdekur nga gripi AH1N1.
“Ky i sëmurë ka qenë i sëmurë qysh herët nga sëmundjet e zemrës dhe po ashtu ka pasur probleme të mëhershme në mushkëri, por që nuk është vërtetuar që ka qenë i infektuar ose i prekur nga virusi i derrit”, thotë Ramadani, citon KP, duke kërkuar që mos të bëhet panik në opinion.
Megjithatë, përkundër kësaj deklarate, mediet në Prishtinë kanë raportuar se një qytetarë nga Ferizaj ka vdekur si pasojë e Gripit të Derrit. E deklarata e mjekut ka qëllimin që mos të bëhet panik pa nevojë.
Mjeku i infektivës kujton se në rast nevoje për të trajtuar raste të tillë, Klinika Infektive është e gatshme të ofrojë shërbimet spitalore. Ai tha se Klinika Universitare posedon kapacitete të plota në të gjitha aspektet, edhe sa iu përket medikamenteve.
Ndryshe, sot është vërtetuar se një person, nga tetë që aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive, është vërtetuar se është prekur nga virusi AH1N1. Për shtatë të tjerët, ende priten disa rezultate, por që aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësor, madje pritet të lirohen nga klinika për në shtëpi.
Ndryshe, Gripi i Derrit nuk dallon shumë nga ai sezonal, edhe pse pasojat e tij janë dukshëm më të rënda.
Vetëm gjatë dekadës së fundit, Kosovën e kanë goditur disa lloj virusesh të cilët kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish, siç ka qenë: Gripi i shpezëve, pickimi i rriqrave (virusi krime kongo), bruceloza, Gripi i Nilit Perëndimor. Më me fatalitet ka qenë Gripi i derrave dhe pickimi i rriqrave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














