Shkurt.ch
Zvicra ka pagat më të larta në Evropë, si bruto ashtu dhe neto
Edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën
Një studim i realizuar nga kompania këshillëdhënëse Tower Watson ka ardhur në këtë konstatim: Edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën.
Në krye të listës së të ardhurave janë ato të ekspertëve dhe të drejtuesve të nivelit të mesëm. Kështu, mesatarja e pagave të ekspertëve në Zvicër është 102.060 franga në vit ndërsa e drejtuesve të nivelit të mesëm 176.996 franga, shkruan srf.ch. Në këto dy kategori sidomos por edhe në të gjitha kategoritë tjera, zviceranët janë në vetë kreun evropian të fitimeve.
Shtetet që për nga lartësia mesatare e pagave vijnë në radhë menjëherë pas Zvicrës (me 102060 franga), fitimet e kategorive të përmendura më lartë janë për mbi 20 për qind më të ulëta. Fjala është për vendet si Danimarka (me 72.984 franga) dhe Luksemburgu (me 68109 franga) që sipas kriterit të të ardhurave për ekspertët vijnë në vendin e dytë dhe të tretë pas Zvicrës. Sa u përket personave drejtues të nivelit të mesëm, pas Zvicrës (me 176.996 franga) vijnë Luksemburgu (me 139.917) dhe Gjermania (me 127.039 franga).
Kompania e përmendur ka marrë dhe ka krahasuar informatat për të ardhurat dhe bonuset në 50 kategori profesionesh në 57 vende të botës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














