Shkurt.ch
Shkon në 12 numri i të vrarëve në redaksinë “Charlie Hebdo”
Dy deri në tre meshkuj të armatosur rëndë e kanë sulmuar redaksinë e revistës "Charlie Hebdo", e cila është bërë e njohur me botimin e karikaturave provokuese të Muhamedit
Numri i të vdekurve ndërkohë është ngjitur në 12 ndërsa mësohet se në mesin e tyre janë edhe katër karikaturistët kryesorë të revistës, njëri nga të cilët ka qenë edhe kryeredaktori Stéphane «Charb» Charbonnier. Janë vrarë edhe dy policë që kishin ardhur pas alarmit për të shpëtuar personat e sulmuar.
Një karikaturiste tjetër e po kësaj redaksie ka thënë për mediet se ka shpëtuar duke u fshehur nën tavolinë. Të shtënat kanë zgjatur rreth pesë minuta, ka thënë dëshmitarja ndërsa sulmuesit kanë folur në një frëngjishte të përsosur.
————
Në një masakër që ka ndodhur në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris sot kanë gjetur vdekjen 11 persona. Kështu njofton Prokuroria e Shtetit e Parisit dhe organet hetuese. Po ashtu bëhet e ditur se me këtë rast janë plagosur së paku dhjetë persona.
Dy meshkuj të armatosur rëndë e kanë sulmuar në mëngjesin e të mërkurës redaksinë e revistës javore, e cila është bërë e njohur prej vitesh me botimin e karikaturave provokuese të Muhamedit, njoftojnë mediet botërore.
Dy personat e armatosur pas krimit të bërë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave të policisë, ata kanë qenë të armatosur, veç tjerash edhe me një kallashnikov. Presidenti i Francës François Hollande ka vizituar vendin e ngjarjes.
Edhe në vitin 2011 redaksia e njëjtë ka qenë cak i një sulmi. Atëbotë, pas botimit të numrit special “Sheriati” ku profeti Muhamed figuronte si kryeredaktor , u ishte vënë zjarri lokaleve të redaksisë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













