Shkurt.ch
Arrestohet pasi bën thirrje për vrasje të zyrtarëve të KESB-it
Policia kishte filluar hetimet pasi që njëri nga punëtorët e KESB-it kishte gjetur në një platformë interneti thirrjet e bëra nga ai për vrasje të punëtorëve të kësaj organizate
Rasti i vrasjes së dy fëmijëve nga e ëma, që ka ndodhur në natën e Vitit të Ri ka pezmatuar shumë njerëz në Zvicër, pezmi i të cilëve shkon më shumë kundër Autoritetit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rriturve (KESB). Për shkak të kompetencës regjionale (afërsia me vendin ku ka ndodhur vrasja) sulmet verbale dhe përmes internetit janë drejtuar më shumë kundër qendrës së KESB-it në Winterthur të Kantonit të Cyrihut.
Kulmin e histerisë e ka arritur një qytetar zviceran i moshës 48 vjeçare i cili në internet ka bërë thirrje për vrasje të punëtorëve të KESB-it në Winterthur. Siç bën me dije Policia Kantonale e Cyrihut, personi në fjalë është arrestuar në mëngjesin e të mërkurës. Policia kishte filluar hetimet kundër tij pasi që në fillim të kësaj jave njëri nga punëtorët e KESB-it kishte gjetur në një platformë interneti thirrjet e bëra nga ai për vrasje të punëtorëve të kësaj organizate.
Kërcënuesi është nga kantoni Aargau.
Policia është duke zhvilluar hetime të mëtejme ndaj autorëve të tjerë të kërcënimeve kundër punëtorëve të KESB.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













