Kosova
Sipas bastoreve, Kosova favorite në ndeshjen kundër Malit të Zi
Ekipi i ‘Dardanëve’ sot do të luajë me Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Deri tani Kosova renditet e treta në grupin A me 8 pikë, katër më pak se Çekia në vendin e dytë dhe me një ndeshje më shumë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka në dispozicion të gjithë lojtarët e ftuar, sipas tij, optimizmi është i madh, prandaj “të gjithë besojmë se PO… mund t’ia dalim! Forca”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, Kosova po konsiderohet favorite kryesore në këtë ndeshje sipas bastoreve botërore.
Sipas statistikave bastoria Bet-at-home e sheh Kosovën si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.61 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Malit të Zi i vë kuotë shumë të lartë, 5.75, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












