Shkurt.ch
Cili është politikani më i lartë i Zvicrës?
A është Kryetari i Parlamentit apo Kryetari i Federatës politikani numër një i Zvicrës?! Kjo është çështja
Në mes të parlamentit dhe qeverisë, gjegjësisht në mes të legjislativit dhe ekzekutivit të vendit në vazhdimësi ka pasur një rivalitet: Cili është politikani më i lartë i Zvicrës: kryetari i Parlamentit apo Kryetari i Federatës?! Ky i fundit (kryetari i federatës) zgjidhet në mënyrë rotative nga përberja e qeverisë, gjegjësisht këtë post e merr për çdo vit njëri nga ministrat, edhe pse i nënshtrohet zgjedhjes nga parlamenti dhe duhet të plotësojë një minimum të nevojshëm votash.
Siç shkruan gazeta “Ostschweiz und Zentralschweiz am Sonntag“ ende nuk është arritur pajtimi lidhur me këtë çështje. Fundi i vitit 2014 ka qenë afati deri kur administrata së bashku me shërbimet parlamentare është dashur ta përpunonin së bashku një propozim lidhur me këtë. Por, siç ka thënë për gazetën një zëdhënës i shërbimeve parlamentare, kjo gjë nuk ka ndodhur akoma. Në dispozicion janë vetëm propozimet e ndryshme të të dyja palëve.
Sipas një zëdhënësi të EDA-s (Departamenti Jashtëm), këtë çështje do të duhet ta sqarojë dhe përkufizojë një ekspertizë juridike që pritet të bëhet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













