Futboll
Federata Çeke e Futbollit: Ndeshja kundër Kosovës, me rrezik të lartë
Federata e Futbollit të Çekisë ka pezulluar shitjet në internet të biletave për ndeshjen kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen, e cila do të vendosë direkt se cila prej tyre do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Sipas Federatës së Futbollit të Çekisë, kjo është ndeshje me rrezik të lartë dhe u bën thirrje tifozëve të përmbahen nga çdo provokim politik dhe gjeste kundër Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Përveç rëndësisë konkurruese të lojës, tensionet rriten edhe nga ngjarje që kanë pak lidhje me sport. Në prag të ndeshjes së parë të këtyre dy ekipeve, në shtator në Prishtinë policia lokale arrestoi tifozët çekë që kishin një dron me pankartën “Kosova është Serbi”, dhe disa tifozë u rrahën.
Gjithashtu, presidenti çek, Milos Zeman, kohët e fundit i bëri thirrje Qeverisë që të tërhiqte njohjen e Kosovës. Njoftimi, i cili u bë në faqen zyrtare të Federatës të Futbollit të Çekisë, thotë se shitja e biletave do të fillonte më 23 tetor në Plzen. Biletat mund të blihen vetëm me një kartë identiteti dhe një person mund të blejë deri në katër bileta.
“Ndeshja e nëntorit me Kosovën u vlerësua si me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është prioritet yni. Përveç kësaj, ekziston një lidhje me ngjarjet që ndodhën në Bullgari gjatë ndeshjes kundër Anglisë. UEFA e ka bërë të qartë se gjestet raciste apo politike nuk kanë vend në futboll dhe se nuk do ta tolerojë atë“, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik.
Ai u bëri thirrje tifozëve çekë të përmbahen nga çdo provokim dhe gjeste që mund t’i kushtojnë pikë ekipit, dhe në fund të fundit, renditjen në Euro 2020.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















