Futboll
Ademi e quan diskriminues vendimin e Çekisë për biletat e ndeshjes kundër Kosovës
Në anën tjetër, tifozët e Çekisë mund t’i blejnë biletat për këtë ndeshje
Kosova do të udhëtojë në Çeki për ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, që do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena”.
Ky stadium ka kapacitet prej 11700 ulësesh, prej të cilave 627 janë rezervuar për tifozët e Kosovës. Tifozët e Kosovës duhet t’i blejnë biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në anën tjetër, tifozët e Çekisë mund t’i blejnë biletat për këtë ndeshje. Federata çeke ka paralajmëruar se nuk do t’ju shiten këto bileta asnjë personi që s’është shtetas i Çekisë.
Lidhur me këtë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se një rregull i tillë nuk është praktikë dhe për më tepër është diskriminues.
“Është diskriminim. Më janë lajmëruar disa gjermanë dhe më thanë që nuk kanë mundur ta blejnë biletën. Jo, kjo nuk është praktikë”, ka thënë Ademi.
“Po ashtu, sipas tyre, ne duhet t’i dërgojmë në listë emrat dhe atje kur shkojnë përmes listës, t’i marrin biletat. Nuk ndalem në këtë drejtim, as me UEFA-n e me këdo, derisa t’i marr ato bileta fizikisht në dorë. 627 bileta na takojnë neve”, ka shtuar Ademi percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













