Kultura
Aktori francez, Depardieu, në Gjirokastër për xhirimet e filmit të Arben Kastratit
Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro
Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, do të luajë në filmin “Milosheviçi dhe unë” të regjisorit Arben Kastrati, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë të Gjirokastrës për shesh xhirimi.
Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, e cila ka takuar aktorin e madh bashkë me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.
“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e Bashkisë, Flamur Golemi”, shprehet Kumbaro.
Deputetja thekson se “gjëra të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori, por edhe frymë të ditës”.
Filmi i Kastratit është bashkëprodhim i regjisorit me Francën dhe përbëhet nga një kast i shkëlqyer aktorësh, si: Gerard Depardieu, Alessandra Martines, Pamela Bowen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli etj.
Ndërkohë në një intervistë të pak muajve më parë, regjisori nga Kosova tregon se “përvoja profesionale dhe jetësore e Depardieu-në, pa dyshim e bën jashtëzakonisht të veçantë. Ai është shumë i informuar me politikën globale. Natyrisht, ai kishte njohuri edhe për Kosovën. Dhe për Milosheviçin”, rapoton Kultplus.
“Ngjarja e filmit ndodh në vitin 2003. Është periudha e pasluftës, kur e gjithë popullata kolektivisht ishim të dehur nga liria. Në atë periudhë kohore, qarkullonin rrëfime nga më të ndryshmet dhe Heroi i filmit tim, ka dëftimin e tij. Një dëftim sa tragjik, aq edhe komik”, është shprehur regjisori Kastrati, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












