Kosova
Mustafa: Vjosa Osmani ende është kandidate për kryeministre
Mustafa po ashtu tha se nëse nuk arrihet koalicioni mes dy partive, LDK-ja shkon në opozitë
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Vjosa Osmani për LDK-në është ende kandidate për kryeministre e jo për ministre të jashtme. Këto deklarata i dha në emisionin “Argument Plus” që transmetohet në RTV21, pas deklaratave të kandidatit për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti se Vjosa do ta kryente me shumë përgjegjësi qoftë postin e ministres së jashtme apo si kryeparlamentare.
“Tani zonja Osmani akoma është kandidate për kryeministre, për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen, do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri, prandaj kërkush nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, tha Mustafa dhe shtoi se do të jenë të kujdesshëm që Osmani ta merr pozitën e cila asaj i takon si kandidate e LDK-së për kryeministre.
Ndërsa, i pyetur se a e sheh si zëvendëskryeministre, Mustafa tha se duhet të diskutohet brenda partisë.
Në këtë intervistë Mustafa po ashtu tha se nëse nuk arrihet koalicioni mes dy partive, LDK-ja shkon në opozitë. Dy partitë, VV dhe LDK dje e mbajtën takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të Qeverisë së ardhshme. Pas takimit u vlerësua se të këto dy parti kanë pajtueshmëri për sektorin e sigurisë dhe për sundimin e ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













