Kalendari
Takim me shkrimtarin Arbër Ahmetaj
Nga Aina Hoti
Me 17 nëntor, ora 16:00, ejani të shijojmë së bashku një pasdite ndryshe me miq dhe autorin Arber Ahmetaj.
Libri i tij i ri, “Procesi 3K1988” promovohet në Lausanne, pas suksesit në Tiranë dhe Bruksel.
Duke qenë e vetëdijshme se, që të flasësh profesionalisht mbi një vepër arti, duhet të kesh njohuritë e duhura por dhe më tej, të kesh aftësinë e zhbirilimit të çdo fjale të thjeshtë, por që në fakt mund të fshehë një metaforë të madhe, vendosa që të them dy fjalë, jo për librin por për autorin.
Arbrin e njoh afër një vit dhe vepra e tij m’u prezantua atëhere me titullin “69 gra”, një titull intrigues që bën kureshtar edhe lexuesin më apatik, ashtu si dhe “Procesi: 3K/1988” me titullin po aq të goditur. Kështu nisa të lexoj e të përfytyroj njeriun Arbër, duke mos iu shmangur dot kërshërisë dhe tendencës që ka lexuesi për të njëhësuar trillimin me përjetimet reale të autorit.
Aspak njeri kompleks në të shkruar, i afërt dhe i prekshëm në lexim e kuptim. Të njëjtën gjë merr nga Arbri edhe kur pi një kafe me të. Humori, autosarkazma, thjeshtësia janë karakteristika që të bëjnë të ndjehesh si miq të njohur prej kohësh.
Dhe vijmë këtu, në prezantimin e romanit të tij, ai si autor, e unë që e ndjej veten të përkëdhelur nga fati që e kam ndër miqtë e mi.
Jam e sigurt që romanin e tij do ta përpini por ju këshilloj të përpini dhe vetë autorin bashkë me të.
A e dini se profesioni i tij është farmacist?
Besoj se e kuptoni se çfarë ka transportuar ai nga profesioni në art. Ai mat me peshore farmacie çdo fjalë deri sa cakton dozën e duhur për t’ju bërë të ndjeheni mirë.
Ejani pra të zbulojmë librin e tij dhe lëreni veten në duart e mjekut.
Një libër i shkruar me finesë, që të ngjallë kërshërinë që nga faqet e para.
Për më shumë detaje nga ky libër me fakt e interesante, ju presim në:
Adresa: Happy Days Lausanne
2eme etage la salle événement
Rue Saint-Pierre 3 / 1003 Lausanne
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Nëntor 2019
- Ora16:00
- LokacioniLausanne
- Data e përfundimit17 Nëntor 2019 - 18:00
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











