Lajme
Pjesët e Zvicrës që u goditen nga tërmetet
Tërmetet janë regjistruar në të gjithë Zvicrën jugore. Asnjë dëm nuk është raportuar, megjithëse sizmologët kanë thënë se tërmetet mund të vazhdojnë.
Dy tërmete të mëdha kanë ndodhur në mëngjesin e të martës, njëri në orën 1:54 duke u pasura nga tjetri në orrën 4:36 të mëngjesit, të dy janë regjistruar se kanë qenë në shkallën 3.4, shkruan thelocal.ch, përkthen albinfo.ch.
Një numër i banorëve vendas raportuan se ndjeheshin tërmetet, duke u thirrur në Qendrën Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Por, deri më tani, nuk ka raportime për dëme ose lëndime si rezultat i tërmeteve.
Tërmeti i së hënës u zhvillua afër Schaffhausen dhe u regjistrua në 3.9 në shkallën Richter.
Sizmologu Philipp Kästli tha për Agjencinë e Lajmeve Keystone se tërmetet e mëtejshme, qoftë të mëdha apo të vogla, nuk mund të përjashtohen, përcjell albinfo.ch.
Aktiviteti sizmik është i zakonshëm në Zvicër, megjithëse shumica e tij kalon pa u vënë re nga popullsia. Vendet që shihen me rrëzik më të lartë nga tërmetet janë Turqia, Italia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia.
Zvicra është goditur nga një tërmet i madh mesatarisht një herë në 100 vjet, dhe e fundit herë ka qenë në vitin 1946 në verti të Sierre.
Valais është kantoni me rrezikun më të lartë të tërmetit, i pasuar nga Bazeli dhe Graubünden.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













