Kosova
Dënohen dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre
Gjykata turke ka dënuar me nga shtatë vjet e gjysmë burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë nën dyshimin se janë “pjesëtarë të organizatës terroriste FETO”. Ata u arrestuan në Kosovë vitin e kaluar, përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton AA.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.
Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Ozkan nga akuza e “spiunazhit ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vjet e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.
Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vjet e gjashtë muaj deri në 28 vjet.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan.
Kujtojmë se më 29 mars të vitit të kaluar, shtetasit turq, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dëbuan nga Kosova në mënyrë të jashtëligjshme.
Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, e kishte dënuar këtë rast, ku edhe shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.
Ndaj këtij vendimi të Haradinajt pati reaguar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke e quajtur të turpshëm. Ndërsa pati falënderuar presidentin e vendit Hashim Thaçi lidhur me aksionin.
“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’, sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik, sepse ato e bënë detyrën e tyre”, kishte deklaruar Erdogan.
Kuvendi i Kosovës pati formuar Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, ndërsa pas hetimit të tyre, raporti me gjetjet ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 24 qershor të këtij viti. Xhelal Sveçla, kryetar i këtij komisioni, pati thënë se janë identifikuar 31 shkelje në procesin e, siç tha, jashtëligjshëm të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Duke u thirrur në raportin hetimor, Sveçla tha se vendimi për revokim të leje-qëndrimeve në Kosovë dhe urdhri për dëbim me forcë të shtetasve turq ishin në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.
Shtetasit turq që u dëbuan nga Kosova, kanë qenë në kërkim nga shteti turk, nën dyshimin se kanë lidhje me organizatën ‘Feto’ të Fetullah Gulenit, e cila nga autoritetet turke konsiderohet terroriste dhe përgjegjëse për tentim grusht-shtetin në Turqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër















