Kosova
Ndarja e ministrive, Vetëvendosje i reagon Vjosa Osmanit
Për formatin e Qeverisë me 12 ministri, nënkryetari i VV-së thotë se janë dy versione
Megjithëse dje grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u pajtuan për çështjet programore, dallimet pritet të lindin në ndarjen e pozitave politike qeverisëse.
Deklaratat nga zyrtarë të LDK-së se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë, për nënkryetarin e VV-së, Besnik Bislimi, mund të stopojë procesin, pasi ata nuk do të japin asgjë më shumë krahas peshës politike që kanë fituar në zgjedhjet e 6 tetorit. Bislimi në një intervistë për KosovaPress jep detaje për mënyrën e ndarjes së ministrive, për alternativen në rast të dështimit të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, si dhe për vendimet e fundit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes, Bislimi thotë se zgjedhjet e reja janë alternativë e vetme. Pasi, sipas tij, LDK nuk e ka alternativë opozitën.
Për formatin e Qeverisë me 12 ministri, nënkryetari i VV-së thotë se janë dy versione që u janë dërguar liderëve partiakë me dallime të vogla për alokimin e ministrive, derisa jep detaje si cilat ministri do të shuhen dhe do të riorganizohen.
Për deklaratat e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, për moslargim të taksës, Bislimi i cilëson si të papesha, teksa thekson se do t’i spostojnë gjitha vendimet e fundit të qeverisë në dorëheqje.
Javën e ardhshme pritët të takohen kryetari i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa për të tentuar të formalizojnë marrëveshjen politike për koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











