Kosova
Komuniteti egjiptian e kushtëzon Kurtin me një ministri
Sipas tij, në mandat, do të jenë dy deputetë nga komuniteti egjiptian
Koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndryshuar përbërja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për heqjen nga rezultati përfundimtar i votave të ardhura nga Serbia.
Partia më e dëmtuar pas këtij vendimi po del të jetë LVV-ja e Albin Kurtit, e cila do t’i ketë minus 3 deputetë, ndërsa LDK-ja minus 1. E, përfituese natyrisht se është Nisma dhe AKR-ja, të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës me gjashtë deputetë.
Kësisoj, koalicionit të ardhshëm i është “ngushtuar” rrethi me vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte gjithsej.
Mirëpo, vendimi i PZAP-it si duket ka nxitur reagime nga deputetët minoritarë, respektivisht Partia Liberale Egjiptiane. Kryetari i këtij subjekti, Veton Berisha, në një prononcim për Indeksonline ka treguar kushtet që ka komuniteti i tij.
Sipas tij, në mandat do të jenë dy deputetë nga komuniteti egjiptian. Andaj, Berisha thotë se kërkesa finale do të jetë që ky komunitet të ketë një ministri, në të kundërtën do t’i thonë “Jo” Kurtit.
“Ne do të kërkojmë të na jepet një e drejtë e mohuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Asnjëherë deri tashti komunitetit egjiptian nuk i është dhënë asnjë mundësi për të drejtuar ministri të caktuara. Tani jemi duke u dakorduar edhe me deputetë nga komunitetet e tjera për të marrë përkrahjen për drejtimin e një ministrie nga komuniteti egjiptian”, është shprehur ai.
Më tej, Berisha theksoi se janë duke pritur nga mandatari që të reflektojë në realizimin e kësaj të drejte kushtetuese, ku komunitetet joshumicë janë të barabarta në Kosovë.
“…në të kundërtën nuk do të kemi arsye të jemi pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, LVV-ja do t’i ketë 29 deputetë, LDK-ja 28, PDK-së së Kadri Veselit do t’i hiqet një deputet dhe do të mbetet me 24 vende.
Ndërsa, AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 vende. Kurse Lista Serbe s’ka ndryshuar asgjë, pasi në Kuvend do të përfaqësohet me 10 deputetë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













