Futboll
The Sun: Kosova me organizim të jashtëzakonshëm për lojtarët dhe tifozët e Anglisë
Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull ku shkruan se Kosova ka bërë organizim të jashtëzakonshëm për t’i bërë lojtarët dhe tifozët e Anglisë që të ndjehen të mirëpritur në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
Mijëra tifozë anglezë gjatë kësaj fundjave ia kanë mësyer Kosovës, fillimisht për të parë ndeshjen e po ashtu për t’i bërë një vizitë vendit të ri evropian.
Tifozët anglezë do të jenë dëshmitarë të një mirëpritje të organizuar në Kosovë enkas për ta.
Mesazhe mirëpritje janë vendosur nga aeroporti ‘Adem Jashari’, e deri në qendër të Prishtinës.
The Sun shkruan për billbordet e vendosura në Prishtinë drejtuar Raheem Sterling me “Welcome brother” (mirësevjen vëlla), lojtar ky i cili përjetoi një racizëm të paparë në vendet ballkanike.
“Ne kemi përjetuar luftën dhe racizmin. Ne nuk duam që dikush tjetër ta përjetojë atë”, ka deklaruar kreu i FFK-së, Agim Ademi.
“Kjo ndeshje do të jetë një mesazh që çdo lojë futbolli duhet të jetë argëtuese. Unë dua të them për njerëzit e Anglisë se ky vend është edhe shtëpia juaj. Do të ndjeheni të sigurt”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet të dielën me fillim nga ora 18:00. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














