Uncategorized
Kosova ende pa sistem unifikues të çmimit të barnave
Kanë kaluar mbi gjashtë muaj, që kur u tha se do të ketë barna më të lira në tërë Kosovën
Kanë kaluar mbi 6 muaj, që kur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nënshkroi Udhëzimin Administrativ për unifikimin e çmimit të barnave.
Kanë kaluar mbi gjashtë muaj, që kur u tha se do të ketë barna më të lira në tërë Kosovën.
Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, në maj të këtij viti, njoftoi opinionin se ka nënshkruar një Udhëzimin Administrativ, përmes të cilit e rregullon dhe unifikon çmimin e barnave.
Por, një ndryshim i tillë, ende nuk erdhi në Kosovë.
Në këtë ministri, thonë që tani janë duke u bërë përgatitjet e fundit, që qytetarët më në fund të shërbehen me çmimet të njëjta të barnave në të gjitha barnatoret e Kosovës.
“Përveç që janë njoftuar farmacitë, ato edhe e kanë kryer aplikimin për deklarim të çmimit të barnave. Nëse dinamika e planit shkon sic duhet, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm, në mars ti kenë të deklaruara çmimet”, Faik Hoti, Zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Hoti, tregon se si do të caktohen çmimet e barnave në barnatoret e vendit.
“Merret një çmim së paku në tri shtete, dhe nxjerrët mesatarja dhe kështu vendoset mesatarja”, Faik Hoti, Zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Se qytetarët do të kenë mundësi të blejnë barna me çmime të njëjta që nga marsi, e thonë edhe në Odën e Farmacistëve të Kosovës.
Për këtë, kryetari i kësaj ode, Arjanit Jakupi thotë që janë lajmëruar edhe farmacitë në vend.
“Barnatorët kanë njoftime për procesin dhe për ato produkte që do të vendosen çmimet”, Arjanit Jakupi, Oda e Farmacistëve.
Tutje, Jakupi tregon se cilat produkte medicinale parashihet të kenë çmimet të unifikuara me këtë udhëzim administrativ.
“Aty hyjnë të gjitha produktet medicinale me banderola, dhe pas përfundimit të këtij procesi, çmimet do të jenë të shtypura në banderola”, Arjanit Jakupi, Oda e Farmacistëve.
Në fund, Jakupi thotë që më këtë, synohet që farmacisti të koncentrohet më shumë në shërbim ndaj pacientit, e jo në çmimin e barnave.
Ndryshe, Kosova dhe Bjellorusia ende mbesin dy vendet e vetme në Evropë, që nuk e kanë të instaluar një sistem unifikues të çmimit të barnave.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26















