Lajme
S’ka vend më të sigurt se Zvicra
Për vitin 2020, Libia, Somalia, Sudani i Jugut dhe Republika Qendrore e Afrikës janë vendet më të rrezikshme për të vizituar, sipas International SOS, një kompani e shëndetit dhe sigurisë
Renditja, që konsideron rrezikun mjekësor, sigurinë e udhëtimit dhe sigurinë rrugore, Zvicrën e vë si vendin më të sigurt, krahas Islandës, Grenlandës, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës, Luksemburgut, Sllovenisë dhe Andorrës.
Këto vende, të gjitha në Evropë, marrin rezultatin më të lartë të mundshëm në të tri kategoritë, përcjell albinfo.ch.
Rreziku mjekësor bazohet në një vlerësim të barrës së sëmundjes infektive, faktorëve mjedisorë, aftësive evakuuese mjekësore, rrezikut të traumës rrugore, standardit të shërbimeve emergjente, cilësisë së kujdesit mjekësor dhe disponueshmërisë farmaceutike.
Rreziku i sigurisë së udhëtimit shikon kërcënimin që u paraqitet udhëtarëve nga terrorizmi, kryengritja, lufta dhe krimi i dhunshëm.
Siguria në rrugë matet me numrin e vdekjeve në rrugë për 100,000 banorë. Në vitin 2018, 228 njerëz vdiqën në rrugët zvicerane. Kjo është më pak se 3 për 100,000, një nga normat më të ulëta në botë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane











