Kosova
Një delegacion gjerman në Kosovë, u diskutua për vizat
Delegacioni gjerman, ka parë për së afërmi edhe punën dhe sigurinë që ofrohet në prodhimin e dokumenteve identifikuese
Qeveria në detyrë e Kosovës kanë njoftuar se në Kosovë ka qëndruar për vizitë dyditore një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga Ministria Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, ku është diskutuar për çështjen e vizave.
Në komunikatën dërguar mediave shkruhet se përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe kanë zhvilluar një seri takimesh në nivel ekspertësh, për të diskutuar për punën e institucioneve tona, të arriturat dhe përafrimit të proceseve në çështjen e liberalizimit të vizave.
Takimet e 26 dhe 27 nëntorit në Prishtinë kanë shtjelluar temat dhe aspektet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimin e kufijve dhe migrimit.
Ekspertët kosovarë, përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Polica e Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kundër Korrupsionit kanë prezantuar para delegacionit gjerman të gjitha procedurat dhe të arriturat e Kosovës në temat të cilat lidhen me këtë proces.
Delegacioni gjerman ka parë për së afërmi edhe punën dhe sigurinë që ofrohet në prodhimin e dokumenteve identifikuese, teknologjinë, procedurat dhe sigurinë e lartë në gjithë këtë proces.
Bisedat në nivel ekspertësh në Prishtinë janë mbajtur në një atmosferë konstruktive dhe nga pjesëmarrësit janë vlerësuar si një hap i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Takimet e nëntorit në Prishtinë kanë pasuar pas takimeve që ka zhvilluar delegacioni kosovar në fillim të muajit qershor në Berlin.
“Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e vëna për liberalizimin e vizave. Procesi i nisur bilateral me Gjermaninë po bëhet me qëllim të identifikimit të arriturave dhe punës që Kosova e bënë, veçmas në ofrimin e sigurisë, për temat si menaxhimi i kufijve, migrimi, menaxhimi i Qendrës për prodhimin e dokumentacioneve, Policisë së Kosovës, Prokurorisë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruhet në komunikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











