Kosova
Euronews promovon Prizrenin si qytet kulturor të Kosovës
Mediumi ndërkombëtar e rendit qytetin historik mes destinacioneve më autentike të Ballkanit, duke rekomanduar monumentet, gastronominë dhe trashëgiminë e tij unike
Mediumi prestigjioz ndërkombëtar “Euronews” i ka kushtuar një artikull të veçantë Prizrenit, duke e cilësuar atë si kryeqendrën kulturore të Kosovës dhe një nga destinacionet më autentike për t’u vizituar në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Në artikull, gazetarët e “Euronews Travel” theksojnë se, ndonëse Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet më pak të eksploruara në Evropë, ajo ofron një pasuri të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe turistike. Sipas tyre, Prizreni është shembulli më i mirë i këtij potenciali.
Qyteti përshkruhet si një vend ku ndërthuren kultura, historia dhe traditat, ndërsa arkitektura osmane, monumentet fetare dhe rrugicat karakteristike krijojnë një atmosferë të veçantë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.
Ndër atraksionet kryesore që rekomandohen për vizitë janë Ura e Gurit, Shadërvani, Xhamia e Sinan Pashës, si dhe Kisha e Zojës së Ljevishës, monumente që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur historike dhe fetare të qytetit.
Po ashtu, artikulli veçon Kalaja e Prizrenit për pamjet panoramike mahnitëse që ofron mbi qytetin, si dhe Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një nga vendet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
“Euronews” ndalet edhe te gastronomia lokale, duke rekomanduar shijimin e byrekut tradicional, bozës dhe specialiteteve të shumta që ofrohen në restorantet dhe kafenetë e zonës së Shadërvanit.
Në përfundim, mediumi ndërkombëtar e prezanton Prizrenin si një destinacion ku historia, kultura, mikpritja dhe tradita bashkohen në një përvojë të veçantë turistike, duke e renditur ndër qytetet më tërheqëse për vizitorët që kërkojnë autenticitet dhe trashëgimi kulturore në Evropën Juglindore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














