Tematike
Deputetët zviceranë në Kosovë, duan të shohin nëse vendi ka nevojë për Swisscoy
Një grup parlamentarësh, pjesëtarë të Komisionit për Politikë të Sigurisë, janë nisur dje për në Kosovë, që të shohin "me sytë tyre" nëse duhet mbajtur Swisscoy ose jo
Dje, më 27 nëntor, Qeveria e Zvicrës u shpreh për nevojën e rritjes së numrit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të Zvicrës, Swisscoy në Kosovë. 30 ushtarë duhet t`i shtohen këtij misioni për të qenë në nivel të kërkesave që shtron situata “në përshkallëzim e sipër”, sipas ministres së mbrojtjes, Viola Amherd.
Por, ky qëndrim i Këshillit Federal, për t`u jetësuar, duhet së pari të votohet nga parlamenti. Për këtë qëllim, një grup parlamentarësh, pjesëtarë të Komisionit për Politikë të Sigurisë, janë nisur po dje me aeroplan për në Kosovë, shkruan NZZ.
Atje i pret një komando me flamuj, e cila do t`i transportojë në kampin e afërm të Swisscoy-t. Për dy ditët në vijim janë paraparë fluturime me helikopter nëpër lokalitete të ndryshme, transmeton albinfo.ch. Atje, parlamentarët zviceranë mes tjerash do të bashkëbisedojnë edhe me popullatën.
Anëtarët e komisionit të përmendur duan të shohin me sytë e tyre nëse misioni zviceran në Kosovë është ende i nevojshëm ose jo.
Deputeti i ri i senatit (Dhomës së Kantoneve) nga SVP, Werner Salzmann tregohet skeptik, madje jo vetëm për sa i përket rritjes së propozuar të misionit. “Misioni po vazhdon tashmë prej 20 vitesh. Ngadalë por sigurt, Policia e Kosovës do të duhej të ishte tashmë në gjendje që të kujdeset vetë për sigurinë në vend”, përcjell albinfo.ch. Megjithatë ai nuk dëshiron të nxitojë me vlerësimin e situatës prandaj dëshiron që gjykimin ta japë pas vizitës në vend.
Por ndryshe e sheh gjendjen deputetja nga SP, Priska Seiler Gtraf, e cila po ashtu ka fluturuar drejt Prishtinës. “Promovimi ushtarak i paqes është një ndër shtyllat mbi të cilat qëndron ushtria dhe prandaj ka kuptim”.
Këtë e kishte konstatuar ajo edhe në një vizitë të bërë para tri vitesh në Kosovë. ”Zvicra si shtet neutral gëzon një besueshmëri të madhe në Kosovë. Për këtë arsye ushtarët zviceranë mund të veprojnë si “sytë dhe veshët” e KFOR-it. Kjo gjë mundëson identifikimin e hershëm të konfliktit dhe shuarjen e tij.
Me shtimin e numrit të personelit, Swisscoy do t`i kushtojë buxhetit të Zvicrës 40 milionë franga në vit, pëfcjell albinfo.ch. Aktualisht, ai kushton 33 milionë franga në vit.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












