Lajme
Studim: Çfarë i shqetësoi më shumë zviceranët në 2019-ën
Përfitimet për pension dhe kostot e sigurimit shëndetësor, janë dy shqetësimet kryesore të Zvicrës.
Gazeta e përditshme zvicerane ‘The Local ch’ ka botuar një studim të ri, i cili hedh dritë mbi problemet në të cilat zviceranët kanë hasur më shumë gjatë vitit 2019.
Studimi me emrin “Barometri i shqetësimeve” tregon që përfitimet për pension dhe kostot e sigurimit shëndetësor janë dy shqetësimet kryesore të Zvicrës.
Po ashtu, 47 për qind e të anketuarve në sondazhin e Credit Suisse ishin të shqetësuar për financimin e ardhshëm të fondit të pensioneve.
Nga ana tjetër, 41 për qind kanë shprehur shqetësim për rritjen e premive të sigurimit shëndetësor.
Nërkohë, në këtë studim është bërë e ditur se 29 për qind janë të shqetësuar për ndryshimin e klimës dhe nevojën për masa për mbrojtjen e mjedisit.
Vlen të theksohet se sondazhi ka treguar një shkallë të lartë të pakënaqësisë në mesin e të anketuarve me politikëbërësit: sipas studimit, 83 për qind thonë se Këshilli Federal “duhet të kryejë më mirë rolin e tij drejtues”, ndërsa 68 për qind besojnë se “Parlamenti duhet të kërkojë më shumë kompromis”.
“Megjithatë, zviceranët kanë akoma më shumë besim në qeverinë e tyre sesa homologët e tyre në vendet e tjera”, tha Lukas Golder nga gfs.bern, i cili bëri studimin.
Gjithashtu, “92 për qind e zviceranëve i konsiderojnë rrethanat e tyre personale si “të kënaqshme “,” të mira “apo edhe” shumë të mira “, sipas anketës.
Ndërsa, më shumë se 60 për qind gjithashtu vlerësojnë teknologjitë e reja si “kryesisht pozitive, veçanërisht në lidhje me mundësi të përmirësuara në tregun e punës”, sipas studimit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














