Uncategorized
Britani: Deputetët miratojnë propozim-ligjin për Brexit-in
Ligjvënësit britanikë kanë miratuar propozim-ligjin e rishikuar të Brexit-it i cili i hap rrugën largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) më 31 janar 2020, raporton AA.
Me 358 vota ‘pro’ dhe 234 ‘kundër’, Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar Propozim-Ligjin për Marrëveshjen e Largimit nga BE-ja në fazën e komisioneve, e cila do të vazhdojë pas pushimit të Krishtlindjes.
Propozim-ligji lehtësisht ka kaluar votimit për shkak të shumicës dërmuese të Partisë Konservatore, që erdhi si rezultat i zgjedhjeve të javës së kaluar, për dallim nga shumë votime të turpshme që i pësoi kryeministri Boris Johnson pasi i mungonte shumica parlamentare para 12 dhjetorit.
Ky votim i hap rrugën Brexit-it deri në fund të muajit janar.
Propozim-ligji do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve për lexim të tretë pas fazës së komisionit dhe më pas do të dërgohet në Dhomën e Lordëve para se të kërkohet pëlqimi mbretëror për t’u bërë ligj para 31 janarit.
Propozim-Ligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE-ja kaloi fazën e parë të procesit legjislativ në tetor, por procesi u pauzua nga Johnson pasi ai nuk arriti të marrë miratimin për periudhë kohore për ta shndërruar në ligj para afatit të mëparshëm të 31 tetorit.
Pasi nuk e arriti afatin e 31 tetorit dhe u detyrua që të kërkojë prolongim nga BE-ja, Johnson Johnson bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme pasi BE i miratoi një prolongim deri më 31 janar 2020.
Dhoma e Përfaqësuesve do të pezullojë të gjitha seancat parlamentare për pushimin e Krishtlindjeve deri më 7 janar.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë















