Autotech
Mbiemrin e vajzërisë së nënës suaj, të mos e shfaqni në Facebook
Një këshillë e popullarizuar nga njohësit e teknologjisë
Njëra ndër pyetjet më të shpeshta që paraqiten në faqet financiare në internet është: “Si është mbiemri i vajzërisë i nënës tuaj?” Kjo pyetje paraqitet pothuajse gjithmonë kur e harroni fjalëkalimin ose kur përpiqeni të hyni në një llogari nga ndonjë kompjuter i ri.
Mbiemrat e vajzërisë të nënave tona e zhbllokojnë një pjesë të madhe të të dhënave tona për identitetin. Për çdo vit, ata që i shfaqin këta mbiemra në Facebook ua lehtësojnë punën personave me qëllime të këqija që t’i gjejnë kodet tona.
Nëse jeni të detyruar që ta përdorni një përgjigje të sigurisë, të paktën duhet ta ndërtoni një të sigurt, thotë shefja e sektorit të sigurisë kibernetike të bankës PNC, Debbie Guild.
Një këshillë e popullarizuar nga njohësit e teknologjisë është që nëse në një faqe duhet t’i përgjigjeni pyetjes për mbiemrin e vajzërisë së nënës tuaj, thjesht shpikeni një fjalë, por mbajeni në mend atë.
Ka gjasa që mbiemri i vajzërisë i nënës suaj të mos jetë sekret dhe ndoshta dikush mund ta gjejë atë edhe në faqe të tjera, përpos në Facebook. Sigurisht, jo të gjitha nënat e shfaqin këtë mbiemër në këtë rrjet social. Por, nëse nëna juaj e bën një gjë të tillë, do të ishte mirë që të mos e shfaqni. Edhe nëse emri i saj shfaqet dikund, ju nuk duhet ta identifikoni atë si nënën tuaj, shkruan “HuffPost”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











