Kosova
Ministri serb që ka shpenzuar 84 mijë euro për karburante
Dalibor Jevtic ka shpenzuar 84 mijë euro vetëm për karburante
Ministi serb, Dalibor Jevtic, që nga pranvera e vitit 2018 vazhdon ta bojkotojë punën e Qeverisë dhe nuk ka hequr dorë nga paga dhe benefitet e tjera që sjellin dy pozitat që i ushtron njëkohshëm dhe prej të cilave ka thënë se ishte dorëhequr ajo e zëvendëskryeministrit dhe pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, përcjell albinfo.ch.
Gjatë gjysmëmandatit, si i vetëm në ministri, ka shpenzuar 77,269.71 euro dhe 5,256.36 euro si zëvendëskryeministër, ka shkruar “Koha Ditore”.
Sipas raportit, nga buxheti i Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë kontestuar ai dhe Lista Serbe, parti së cilës i takon, për 24 muaj ministri Jevtiq ka realizuar 58,809.76 euro si pagë. Veç këtyre, edhe 1,132.2 euro i ka arkëtuar si mëditje.
Ai ka bërë saktësisht 18,459.95 euro shpenzime përtej pagës. Vetura zyrtare me të cilën ka lëvizur ka shpenzuar gjithsej 7,383 litra derivate, kostoja e të cilave është 8,564.28 euro. Krahas kësaj, në tryezë i ka lënë 2,491 euro, sa janë shpenzimet e tij në dreka e darka zyrtare, si dhe ka faturë totale 1,536.63 euro të telefonatave në vlerë. Ai ka bërë edhe shpenzime nëpërmjet kredit kartelës, e cila u mundëson ministrave të kenë qasje në fonde publike – nga ajo ka shpenzuar 4,735.84 euro.
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027












