Futboll
Arsenali e sqaron mungesën e Xhakës në derbin e Londrës kundër Chelseat
Hertha Berlin i ka ofruar 35 milionë euro për Xhakën
Arsenali ka njoftuar se Granit Xhaka nuk është pjesë e skuadrës që do të përballet sot me Chelsean, në ndeshjen e fundit në vitin 2019, në një kohë pasigurie për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.
Skuadra e Mikel Artetës, për të cilin do të jetë testi i parë serioz pas emërimit trajner i “Topçinjve” këtë muaj, e pret Chelsean në Emirates Stadium, duke e ditur se vetëm fitorja do t’ia mbajë gjallë shpresat për top katërshe, raporton Gazeta Express.
Në debutimin e tij si trajner, Arteta e vendosi Xhakën titullar në barazimin 1:1 me Bournemouth në mesjavë, por përfaqësuesi i Zvicrës mungon në skuadrën e përzgjedhur sot nga spanjolli për ballafaqimin derbi me Chelsean.
Arsyeja e mungesës së 28-vjeçarit është ftohja, sipas klubit të tij Arsenal. “Xhaka mungon në ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes”, shkroi në Twitter klubi nga Londra Veriore. Mundësitë që Xhaka të luajë përsëri për Arsenalin janë shumë të vogla, duke e parë dëshirën e vet futbollistit për t’u larguar pas zënkës me tifozët që i kushtoi me humbjen e shiritit të kapitenit muaj më parë.
Madje Xhaka mund ta ketë luajtur lojën e fundit në fanellën e Arsenalit tashmë, duke qenë se afati kalimtar dimëror hapet me një janar dhe Xhaka ka arritur marrëveshje me Hertha Berlinin.
Hertha Berlin i ka ofruar 35 milionë euro për Xhakën, pesë më pak seç kërkon Arsenali, një shumë jo e madhe që është pengesa e vetme për arritjen e marrëveshjes për kthimin e 28-vjeçarit në Bundesligë.
Menaxheri i Xhakës, Jose Noguera, zbuloi se ish-ylli i Baselit dhe Borussia Monchengladbach ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin dhe se tani i mbetet vetëm klubeve të pajtohen për transferimin e tij.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















