Kultura
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” mbushet me 1426 libra të rinj
Të gjithë adhuruesit e leximit tanimë kanë një derë për të kërkuar titujt e tyre të preferuar të librave.
Duke filluar nga literatura angleze dhe ajo franceze, e deri te përrallat për më të vegjëlit, shkruan Rtklive.com.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm, të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni.
Në listën e shfrytëzuesve të rregullt, përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.
Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri te përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












