Maqedonia
Zbatimi i Ligjit për gjuhën shqipe në gjykata po paraqet problem
Avokatët e të pandehurve për prishjen e kompleksit “Cosmos” nuk qëndrojnë të qetë. 7 ditë nga seanca për rastin TNT, mbrojtja me anë të shkresave iu drejtua opinionit për lëshime gjatë gjykimit.
Merxhan Dauti, avokat i inspektores së ndërtimeve, Elizabeta Najdovska, ankohet se Gjykata ia kufizon të drejtën e tij për të përdorur gjuhën shqipe. Kërkon përkthimin e të gjitha materialeve dhe provave dhe respektim të Ligjit të gjuhëve.
“Mossigurimi i përkthimit për të gjitha dokumentet dhe materialet e nevojshme, respektivisht mossigurimi i përkthimit simultan gjatë gjithë rrjedhës së procedurave përbën një shkelje thelbësore të procedurës”, deklaroi Merxhan Dauti, avokat.
Përveç Dautit, letër shkroi edhe Jovica Strashevski, e cili përfaqëson ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovskin, gjithashtu i pandehur në rastin “TNT”. Atë e dorëzoi tek gjykatësja porotë Liljana Ivanovska – Koçovska, të cilës mandati katërvjeçar i skadoi më 24 dhjetor. Strashevski thekson se Këshilli Gjyqësor zgjedh dhe shkarkon porota, por nuk konstaton përfundim të skadimit të mandatit. Gjykatëses porotë i tha të mos vinte më në seanca gjyqësore në rolin e porotës, shkuajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Nëse vazhdoni të paraqiteni në seanca gjyqësore si gjykatës porotë, do të bëni vepër penale, përfaqësim të rremë sipas nenit 391 të Kodit Penal, për çka parashikohet dënim me burg”, tha Jovica Strashevski, avokat.
Gjykimi për rastin “TNT” para Vitit të Ri shkaktoi nervozizëm në sallën e gjyqit. Përfundimi i çështjes krijoi lojë nervash. Avokatët që përfaqësonin të pandehurit u tërhoqën. Vendosën të tjerë. Mbrojtja apeloi që mandati i gjykatësit porotë ka skaduar, por megjithatë gjykata vendosi të ketë seanca. Vetëm një ditë para gjykimit, i pandehuri Toni Trajkovski raportoi se ishte rrahur dhe gjykimi u shty për më datën 17 të këtij muaji. Përveç ish-kryetarit të Komunës së Gazi Babës, të pandehur janë Mile Janakieski, i arratisuri Nikolla Gruevski dhe katër të tjerë. Gjykimi për rastin “TNT filloi në 24 janar, dy vjet më parë.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane















