Lajme
Punon kameriere, me gjithë 184 milionët e fituara në lotari
Tetorin e kaluar u bë i njohur emri i saj në komunë, pasi që komuna e saj e vogël pati befasisht të ardhura të jashtëzakonshme tatimore prej rreth 23,7 milionë frangash
Olivia K. (48) është gruaja nga Aargau që ka fituar 184 milionë franga në lotarinë Euromillions. Përkundër kësaj, gruaja me prejardhje nga Gjermania vazhdon të punojë tri ditë në javë si kameriere në restorantin ku punonte prej 11 vjetësh, shkruan blick.ch.
Numrat me fat: 7, 17, 29, 37, 45. Plus numrat me yje 3 dhe 11 i sollën asaj prej 183.9 milionë franga, më 2 tetor 2018. Kishte paguar vetëm 24.50 franga për tiketën që e bëri multimilionere, transmeton albinfo.ch.
Kjo ka qenë shuma e dhjetë më e madhe e fituar ndonjëherë në gjithë Evropën dhe më e madhja në historinë e Zvicrës në Euromillions.
Me gjithë fitimin e madh, Olivia ka vendosur të qëndronte në fshatin e saj dhe të mbante punën.
Tetorin e kaluar u bë i njohur emri i saj në komunë, pasi që komuna e saj e vogël pati befasisht të ardhura të jashtëzakonshme tatimore prej rreth 23,7 milionë frangash.
“Pasi fituam, vendosëm të ndërtonim një shtëpi të bukur për veten tonë”, tha Olivia K, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ajo dhe burri i saj secili blenë nga një BMW. Familja nuk ka fëmijë, por mban dy qen.
Për shkaqe që dihen, ajo nuk ka pranuar të dalë në gazetë me emrin e saj të vërtetë. Po ashtu nuk ka dashur të publikohet as emri i restorantit ku punon dhe as i komunës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











