Kosova
Pse nuk po bien çmimet e biletave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës?
Për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodh në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar.
Edhe pse vazhdimisht ka trend të rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, çmimet e biletave për fluturime nuk po shënojnë rënie, sikur në disa prej vendeve të rajonit.
Për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodh në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar.
Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, thotë në një intervistë për KosovaPress se aeroporti vazhdimisht është duke bërë maksimumin që të sjellë kompani të reja ajrore, por edhe të shtojë frekuencën në destinacionet ekzistuese për rritjen e konkurrencës që do të ndikonte në uljen e çmimeve të biletave.
“Edhe pse çmimet e biletave rregullohen varësisht nga kërkesat e tregut, arsyeja pse disa nga udhëtarët tanë të cilët shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, është se Qeveria e Maqedonisë ka subvencionuar kompanitë ajrore, të cilat operojnë në Aeroportin e Shkupit. Këtë e ka bërë me qëllim që ata të kenë një zhvillim të turizmit më të madh. Nëse një model i njëjtë ose praktikë e njëjtë do të aplikohej edhe për kompanitë ajrore, të cilat operojnë në Aeroportin e Prishtinës, gjithsesi se do të kishte ndikim dhe do të kishim një ulje të çmimit të biletave”, deklaron Gara.
Zëdhënësja e aeroportit thotë se ka një trend të rritjes së udhëtarëve, edhe pse muajin shkurt 2019 ka pasur bankrotim të kompanisë ajrore ‘Germania’, e cila ka pasur një pjesë mjaft të madhe të tregut, më pas në muajin shtator është bankrotuar edhe kompania tjetër ajrore “Adria Airëays”, të cilat kanë pasur diku 25 përqind të tregut Kosovar dhe shërbimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Megjithatë, edhe me bankrotimin e këtyre dy kompanive ajrore ne kemi menaxhuar që në këtë vit ta përmbyllim me një rritje të numrit të udhëtarëve diku mbi 10 përqind. Po ashtu edhe me një rritje të numrit të fluturimeve që është 10.6 përqind. Përpos këtyre dy bankrotimeve të dy kompanive ajrore, ne kemi pasur edhe kompani të reja të cilat kanë hyrë në tregun kosovarë”, thotë ajo.
Gara shton se risi tjetër sa i përket destinacioneve është edhe kompania ajrore ‘British Airways’, e cila ka planifikuar fluturimet e saj për sezonin veror për vitin 2020, ku do të fillojë me dy muaj flurime testuese për të testuar tregun apo interesat e tyre komerciale.
Kompania Limak, sipas Gares, që nga viti 2011 ka kontribuar në buxhetin e shtetit mbi 50 milionë euro për tarifën e koncesionit.
“Sa u përket tarifave apo shumës për të cilën ka kontribuuar kompania Limak, ne deri më tani që nga koha e koncesionimit në vitin 2011, kemi kontribuar diku në buxhetin e shtetit rreth 51.3 milionë euro për tarifën e koncesionit, tarifë kjo e cila llogaritet nga viti në vit dhe është rregulluar dhe e paraparë në kontratën e partneritetit publiko privat. Më pas kemi paguar tarifën prej 14 milionë euro që kemi paguar Autoritetin e Aviacionit Civil dhe diku rreth 23 milionë euro kemi paguar për shërbimet të navigacionit ajror ose diku 100 milionë euro. Ndërsa, sa i përket investimeve në aeroportin e ndërkombëtar të Prishtinës, ne kemi investuar në pajisje dhe teknologji diku rreth 3 milionë euro, më pas kemi investuar edhe në projektet të cilat kanë qenë në përgjegjësi sociale”, deklaron Gara.
Sipas zëdhënëses së aeroportit, destinacioni me më së shumti fluturime në aeroport mbetet Zvicra, e pasuar nga Gjermania, Vjena dhe Stambolli.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












