Autotech
Samsung e ka lansuar Galaxy Xcover Pro, por vetëm në një vend evropian
Nëse jeni duke kërkuar për një telefon të zgjuar që i hiqet bateria, atëherë Samsung Galaxy XCover Pro, do të ishte zgjedhja më e mirë.
Por, ka një të metë këtu, sepse ky smartfon lansohet vetëm në një treg evropian dhe nuk është në dispozicion askund tjetër, shkruan Rtklive.com.
Vetëm pak para se të fillonte CES 2020, Samsung e lansoi pasardhësin e XCover 4 që ishte lansuar para dy vitesh, që do të shitet vetëm në Finlandë.
Ky telefon ka baterinë me 4,050mAh që mbushet shpejtë me 15W, ndërsa ka edhe mundësi që t’i hiqet dhe të zëvendësohet me një të mbushur.
Duke e bërë të kështu, të vetmen të këtij lloji nga kjo kompani. Me 6.3 inç, ekrani 20:9 LCD duke shumë më modern se modeli i mëparshëm që kishte pesë inç.
Janë dy kamera në pjesën e pasme me 25 dhe tetë megapixel, që mundësojnë të realizohet një imazh shumë i mirë, derisa seflie bëhet me kamerën që ka 13 megapixel.
Finlanda, që deri më tani ishte shtëpi e telefonave Nokia, bëhet si një lloj kryeqyteti edhe i smartfonëve, pasi që Samasung ka vendosur ta shet vetëm atje Galaxy XCover Pro, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














