Lajme
Walker: Vuçiq, politikan i llojit të Milosheviqit, ai e di çka ka ndodhur
Ish-shefi i Misionit Verifikues gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës.
Walker i është përgjigjur sot në një intervistë për Televizionin T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që deklaroi se Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut.
“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë, ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Reçaku. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Milosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Milosheviqit”, thotë Walker.
I njëjti tutje, ka ironizuar me Vuçiqin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.
“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuçiq. Ai beson në tokë të rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Reçakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e di që masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund t’i thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vjet pas asaj që ishte një akt makabër nga forcat serbe”, ka deklaruar ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













