Kosova
Komisioni Evropian, mesazh të qartë për Serbinë që mohon Masakrën e Reçakut
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se mizoria e kryer në Reçak është shumë mirë e dokumentuar dhe nuk mund të mohohet.
Pisonero, përmes profilit të saj në Twitter, ka shkruar se mohimi dhe tentimi për të ndryshuar faktet janë të kundërtua me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Çfarë ka ndodhur në Reçak dhe mizoritë që janë kryer atje në janar 1999 janë mirë të dokumentuara. Mohimi dhe revizionizmi janë të kundërta me vlerat e Bashkimit Evropiand dhe projektin për integrim të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i sinqertë dhe i mirëfilltë i të kaluarës është i nevojshëm ndaj respektit për viktimat”, ka shkruar zëdhënësja e Komisionit Evropian.
What happened in #Racak and the atrocities committed there in January 1999 are well documented.
Denial and revisionism are contrary to EU values and integration project of the WB. Honest and genuine assessment of the past needed out of respect for the victims. #reconciliation— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) January 15, 2020
Sot kur po përkujtohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kishte quajtur trillim dhe ngjarje e fabrikuar nga ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Walker, i cili në janar të vitit 1999 kishte shkuar personalisht në Reçak për të parë nga afër masakrën e kryer nga forcat serbe, e kishte quajtuar krim kundër njerëzimit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













