Lajme
Britani e Madhe: Ndryshimi i klimës si lëndë mësimore
Një rajon në veri të Anglisë do të jetë ndër të parët në botë që do të ketë në çdo shkollë një mësues për klimën. Në njërën nga shkollat lënda e shkencës është orientuar tërësisht te problemi i ngrohjes së Tokës, shkruan DW.
Në një shkollë në Haxon në veri të Anglisë tashmë ka nisur punën mësuesja e parë për çështjet e ndryshimit të klimës. Në një orë mësimi me klasën e gjashtë, mësuesja Meryl Batchelder zhvillon një eksperiment me nxënësit: Sikur shkolla përfshihet nga zjarri? Këtë synon t’u ilustrojë ajo nxënësve për t’ua bërë më të kuptueshme, se çfarë e dallon energjinë e biomasës nga ajo e parafinës.
Rezultati është se vetëm biomasa është neutrale sa i përket CO2, përgjigjet nxënësja Bella. E gjithë lënda e mësimit të shkencës është e orientuar rreth ndryshimit të klimës, sepse në rast të kundërt planeti ynë mund të digjet.
Meryl Batchelder, mësuese në shkollën Corbridge Middle thotë se „në fakt eksperimenti nuk u intereson edhe aq nxënësve, por ata e kuptojnë më mirë problemin, kur ua bën të qartë se mënyra e përfitimit të energjisë është vendimtare për mbijetesën tonë”.
Nxënësit mjaft të sensibilizuar
Meryl Batchelder është mësuesja e parë në Angli për ndryshimin e klimës, e certifikuar prej OKB-së. Për këtë ajo ka kryer një kurs online prej 20 orësh. Qëllimi është: që të krijohet vetëdija tek të rinjtë si bazë në luftën kundër ndryshimit të klimës. “Ne kemi tani valë të nxehti përgjatë gjithë verës, ndryshe nga përpara. Kjo ndryshon mënyrën se si jetojmë ne”.
Nxënësit janë mjaft të sensibilizuar, njëri prej tyre thekson: “Eshtë e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë, jo të njerëzve si Boris Johnson. Ndaj ne duhet të kemi më shumë të drejtë bashkëvendosjeje.
Edhe një nxënëse tjetër e ka të qartë, se edhe me hapa të vegjël kushdo mund të kontribuojë në dobi të planetit: „Gjithkush mund të bëjë gjëra të vogla si të fikësh dritën kur largohesh i fundit, apo të ngasësh makinë elektrike”.
Në bazë të kësaj nisme çdo shkollë në rajon duhet të ketë një mësues për ndryshimin e klimës. Rajoni verior i Anglisë tashmë e ka ndërmarrë këtë hap. Bindja e eprorëve, thotë mësuesja Meryl Batchelder ishte e lehtë.
Të gjithë e ndjejnë se sa shpejt ndryshon natyra. Në shtëpi ajo prej kohësh përdor energjinë diellore, përpiqet t’i prodhojë vetë ushqimet. Para 30 vjetësh kur ajo dëgjoi për herë të parë për ndryshimin e klimës ishte e bindur: “Isha shumë e shqetësuar, por mendoja se qeveria do të na mbronte, pasi dëshmitë shkencore ishin parashtruar.
Ndërsa sot 30 vjet më vonë në fakt nuk ka ndryshuar asgjë.” Tani Meryl Batchelder e ka marrë vetë çështjen në dorë si mësuese për ndryshimin e klimës në veriun ende idilik të Anglisë”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














