Kosova
Kosova merr masa kundër koronavirusit
Ekipet e mjekëve janë vendosur tashmë në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë
Virusi vdekjeprurës që po përhapet në gjithë Azinë mund të përhapet edhe në Kosovë, në rast të kontaktit me personat që vijnë nga vendet e prekura. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vend. Në aeroportin “Adem Jashari” tashmë janë ekipet mjekësore që po e mbikëqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar te të gjithë drejtorët rajonalë të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësorë që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
“Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend, në rast të kontaktit me burimin e infeksionit siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus. IKSHPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Ëuhan, Provinca Hubei, Kinë IKSHPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike”, thuhet në komunikatë.
Ky institut apelon që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet e tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe IKShPK.
Deklarojnë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vend, por se ekipet mjekësore po e mbikqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
“Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse. Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit”, njofton IKSHP-ja.
Më poshtë gjeni masat parandaluese
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes.
Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












